Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur sot nga gazetarët për hetimet ndaj Kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se çështja e Veliajt është në fazën e hetimit paraprak.
“Çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publike më shumë informacion.
Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjet për kërkimin e provës”, shprehet Dumani.