Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot gjatë një takimi me gazetarët se ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja është shembull i politikanit të arrestuar nga komunikimet në SkyEcc. Garantoi se kështu do vazhdohet edhe me të tjerët.
“Nuk është e vërtet që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e SkyEcc, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv.
Tashmë kemi edhe një vendim të gjykatës kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Në përpiqemi qe të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në SkyEcc, por ti lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kudo person, e kemi prova do të marrim vendimet tona” tha ai.