Një apartament në zonën e “Komunës së Parisit” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë.
Policia nuk njofton për të lënduar, beteja me flakët vazhdon.
“Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve.
Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit” njofton policia.