-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Florent Zeqaj: Amerika është adresa e vetme për politikanët e Ballkanit dhe Kosovës

Kryesoret

Në Ballkan, dhe veçanërisht në Kosovë, Amerika nuk është thjesht një aleat – është busulla që na drejtoi drejt lirisë, sigurisë dhe të ardhmes, kuptohet bashkë me luften e UÇK-së e fuqive tjera mike. Po historia na ka mësuar se çdo hap larg aleancës me Amerikën  është një hap drejt kaosit, izolimit dhe ndikimeve që minojnë shtetin e Kosovës.

Zgjedhja është e qartë dhe e pamëshirshme: nëse nuk je me Amerikën, atëherë je me Rusinë. Nuk ka mes. Nuk ka zona gri. Është një vijë që ndan ata që përkrahin demokracinë nga ata që kërkojnë të zhysin Ballkanin në autoritarizëm dhe destabilitet.

Kjo është një thirrje për çdo politikan dhe lider në Kosovë: bashkëpunimi dhe besimi në Amerikën nuk është vetëm një strategji politike, por një detyrë kombëtare. Është çelësi që hapi dyert e lirisë sonë dhe është garancia e vetme për të ruajtur këtë liri.

Populli i Kosovës e di këtë. Ata që harrojnë këtë të vërtetë do ta humbin jo vetëm mbështetjen e ndërkombëtarëve, por edhe të qytetarëve të vet.

Amerika është aleati i Kosovë. E Rusia bashkë me Serbinë armiku i Kosovë dhe Ballkanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit