Tirana ka larguar Gugash Maganin duke i besuar stolin Bledi Shkëmbit pas krizave që nuk kanë fund tek kampi bardheblu.
“Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana. Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.
KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu” njofton Tirana.