-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu përgëzon Trumpin: Duhet të mundim Iranin së bashku

Kryesoret

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka uruar Donald Trumpin pas marrjes së detyrës së president në SHBA.

Netanyahu me anë të një video në platformën X ka falenderuar Trump për ndihmën në lirimin e pengjeve, si dhe shprehet që po pret që të punojnë për kthimin e pengjeve të tjera.

“Mandati juaj i parë si President ishte i mbushur me momente të jashtëzakonshme. Ju u tërhoqët nga marrëveshja e rrezikshme bërthamore e Iranit, ju njohët Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ju transferuat ambasadën amerikane në Jerusalem dhe ju njohët sovranitetin e Izraelit mbi Goland Heights, ju gjithashtu ndërmjetësuat marrëveshjen e Abrahamit, në të cilën Izraeli bëri paqe me 4 shtete arabe.”

Tani që do punojmë sërish bashkë, ne do ta ngremë aleancën tonë në lartësi më të mëdha. Jam i bindur që do mundim përfundimisht forcat Iraniane për të sjellë një epokë të re paqeje dhe prosperiteti në Lindjen e Mesme. Ju falënderoj në emër të të gjithë popullit izraelit që ndihmuat në lirimin e pengjeve. Mezi po pres të punoj me ju për të kthyer pjesën tjetër të pengjeve dhe të shkatërrojmë forcat terroriste të Hamasit në mënyrë që Gaza mos të jetë më kurrë rrezik për Izraelin”, tha Netanyahu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit