Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë tre propozime Kuvendit të Shqipërisë për ndryshimet shtesë në Kodin Zgjedhor.
Njëri prej tre propozimeve, lidhet me faktin se përveç KQZ, në procesin e numërimit të votës së Diasporës të përfshihen dhe partitë politike.
Ndryshimet që KQZ propozon;
1- Pagesa 100% e kostos së zarfeve.
- Rishikimin e afateve të regjistrimit për të përfituar 10 ditë më shumë për të përgatitur fletën e votimit për diasporën.
-
Për të numëruar votën e emigrantëve nga partitë sipas kërkesës së demokratëve.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha sot se do të dërgojë një draft në Kuvend lidhur me zgjatjen e afateve të dokumenteve të skaduara.
“400 mijë shtetas që iu skadon identifikimi elektronik dhe janë 600 mijë shtetas që iu skadon pasaporta. Duke marrë në konsideratë këto numra dhe çfarë është diskutuar me përfaqësues të partive politike, vlerësojmë që është e përligjur që ti kërkojmë qeverisë që të zgjasë me akt normativ afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë”, tha Celibashi.