Një 38-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Luganese që vepronet mes Zvicrës dhe Italisë në trafikun e kokainës. Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit në Viganello u gjetën dhe u sekuestrua rreth 1 kg drogë.
Operacioni u zhvillua si pjesë e një hetimi për trafikun e drogës që përfshinte zonën e Luganos dhe Mendrisiotto, i kryer në bashkëpunim me agjentë të policisë së qytetit të Luganos. Përveç kokainës iu gjetën edhe një sasi valute cash në franga dhe euro, raportojnë mediat italiane.
38-vjeçari akuzohet për shkelje të rëndë dhe shkelje të ligjit federal për narkotikët, shkelje të ligjit federal për të huajt, si dhe për pastrim parash. Hetimi është i koordinuar nga prokurorja publike Margherita Lanzillo.