Donald Trump u betua si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në platformën X ka uruar Donald Trumpin për inaugurimin e tij. Zelensky shprehet se Trump ofron një mundësi për të arritur një paqe afatgjatë dhe të drejtë në luftën me Ukrainën.
“Presidenti Trump është gjithmonë vendimtar dhe paqja përmes politikës së forcës që ai njoftoi ofron një mundësi për të forcuar udhëheqjen amerikane dhe për të arritur një paqe afatgjatë dhe të drejtë, e cila është prioriteti kryesor.
Ky shekull po formohet pikërisht tani dhe ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të siguruar që të jetë një shekull i madh dhe i suksesshëm për demokracitë dhe jo për ata që duan që ne të dështojmë.
Ju urojmë fat, President Trump! Ne presim një bashkëpunim aktiv dhe reciprokisht të dobishëm. Ne jemi më të fortë së bashku dhe mund të sjellim siguri, stabilitet dhe rritje ekonomike më të madhe për botën dhe për dy kombet tona.”, shkruan Zelenky.