Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve dhe banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur prej 4 ditësh. Ai ka humbur kontaktet me familjen ndërkohë që po punonte në lumin e Shalës.
Miku dhe bashkëpunëtori i tij, Skender Pepkolaj, ka denoncuar zhdukjen në polici, duke treguar se Edison u mor nga vëllai i pronarit të bujtinës për të ngarkuar material ndërtimi dhe se i kishte thënë se do të kthehej pas një dite. Pas përfundimit të punës, ai njoftoi se e kishte lënë Edisonin në një ishull të vogël rëre.
Policia e Shkodrës ka zhvilluar kërkime në zonë, por ende nuk ka pasur asnjë rezultat.