-sidi education-spot_img
19.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Malaj: Do të indeksojmë pensionet në qershor ose korrik!

Kryesoret

Ministri i Financave, Petrit Malaj, këtë të premte në konferencë për mediat ka folur për rritjen e buxhetit në nivelin vendor dhe atë qendror duke theskuar se do të ketë indeksim (përshtatje) të pensioneve në qershor ose korrik por akoma nuk ka një vendimarrje.

Fjala e Malajt

Po e diskutojmë me ISSH, kemi krijuar hapësirat e nevojshme buxhetore për ta afruar procesin e indeksimit në qershor ose korrik. Është çështje vendimmarrjeje që do ta ndajmë sapo të kemi dakordësinë. Të dhënat më të fundit e Drejtorisë së Tatimeve kanë rritje të faturave me 23%, deri në këtë moment shuma potenciale e kompensimit është 6-6.5 milionë euro. Procesi do të zgjasë deri në fund të muajit qershor

Projektligji është ndarë me të gjitha ministritë dhe jemi duke bashkërenduar ndryshimet më të fundit. Shpresoj që deri në fund të qershorit ose korrik të kemi mundësinë ta përcjellim në qeveri. Shpenzimet kanë ndjekur trajektore të qëndrueshme. Totali i shpenzimeve buxhetore ka qenë në masën 242 miliardë lekë. Kemi një rritje në masën 6.3% më shumë dhe janë rreth 135 milionë euro më shumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit