Shefi i Organizimit të Partisë Demokratike Klevis Balliu reaguar në lidhje me 21 janarin.
Balliu me anë të një postimi shprejhet se Edi Rama po i përdor katër viktimat e 21 janarit njësoj siç ishin gjallë. Ai thekson se 21 janari për Ramën është ditëlindja e pushtetit të tij pasi arriti misionin që kishte në organizimin e gjakut në rrugët e Tiranës.
“Por këtë vit jemi në 21 Janar të një viti elektoral.
Cfar do të thotë, këtë vit Erion Brace, është urdhëruar të qaj më shumë se zakonisht, Rama do të jetë më i ngrysur dhe më i prekur se vitet e tjera, Balluku që ska qënë fare atje do të jetë me e ashpër, dhe Veliaj do të duhet të bëj statuse aktivitete dhe emisione më të shumta këtë vit pasi jemi në vit elektoral?!
Fatkeqësia këtu është kjo, ata qytetarë të cilët kanë humbur jetën në atë organizim i kanë besuar akuzat ndaj qeverisë demokratike ata e besonin atë aksion nderkohë Rama që i ngrinte akuzat nuk i besonte vetë.
Kjo shërben për të kuptuar se një njeri kaq hipokrit dhe kaq djallzor i cili perdor njerzit në të gjallë por edhe kur ndërrojnë jetë, provon mungesën e ndjenjës njerzore të Edi Rames.
Një njeri që për pushtet është gati të kryej cdo krim.”, shkruan Balliu.