Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shpalli zi kombëtare pas tragjedisë që ndodhi në resortin e skive Kartalkaya, ku humbën jetën 66 persona dhe 51 të tjerë u plagosën nga një zjarr i madh në provincën Bolu, në veri të Turqisë.
Në deklaratat e tij, Erdogan theksoi se është ngritur një hetim administrativ dhe gjyqësor për shkaqet e këtij zjarri tragjik dhe u angazhuan disa autoritete për të hetuar ngjarjen.
“Në fazën e parë u arrestuan katër persona, mes të cilëve edhe pronari i biznesit ku ndodhi tragjedia. E them qartë dhe pa mëdyshje njëherë e përgjithmonë: Ata që shkaktuan një fatkeqësi të tillë, ata që treguan neglizhencë dhe faj, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit”, tha Erdogan.