NJë 37-vjeçar u arrestua në Mirditë pasi ka kanosur me thikë pronarin e lokalit. 37-vjeçari me iniciale L.D., banues në Rubik, Mirditë ka kanosur me thikë pronarin e lokalit.
Më pas në gjendje të dehur ka kundërshtuar punjësit e policisë dhe ka goditur me grusht njërin prej tyre dhe është larguar me vrap. Në momentin e arrestimit, 37-vjeçarit iu gjetën 2 thika të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.