-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ zbulon detajet e listave të mbyllura për zgjedhjet e 11 majit

Kryesoret

Në zgjedhjet e 11 majit, KQZ ka përcaktuar se 46 deputetët e parë të çdo partie do të jenë të fiksuar në listat e mbyllura, ku renditja përcaktohet nga partia dhe votuesit nuk mund të ndikojnë.

Vetëm partitë që do të fitojnë mandate përtej këtyre listave do të mund të fusin deputetë nga lista e hapur, ku renditja përcaktohet nga votuesit.

Zgjedhjet në qarqe do të kenë përzierje të listave të mbyllura dhe të hapura, ku partitë e vogla do të kenë më shumë deputetë të fiksuar.

Duke u bazuar në qarqe, KQZ ka ndarë mandatet si më poshtë:

Berat: 2 deputetë nga lista e mbyllur dhe 5 nga lista e hapur.

Dibër: 2 deputetë nga lista e mbyllur dhe 3 nga lista e hapur.

Durrës: 5 deputetë nga lista e mbyllur dhe 9 nga lista e hapur.

Elbasan: 5 deputetë nga lista e mbyllur për 15 mandate gjithsej.

Fier: 5 deputetë nga lista e mbyllur për 16 mandate gjithsej.

Gjirokastër: 1 deputet nga lista e mbyllur për 4 mandate gjithsej.

Korçë: 3 deputetë nga lista e mbyllur për 10 mandate gjithsej.

Kukës: 1 deputet nga lista e mbyllur.

Shkodër: 4 deputetë nga lista e mbyllur.

Tiranë: 12 deputetë nga lista e mbyllur.

Vlorë: 4 deputetë nga lista e mbyllur për 12 mandate gjithsej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit