Zjarri në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu të Turqisë ka marrë jetën e 76 personave, ndërkohë që 51 të tjerë janë plagosur.
Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya njoftoi se 9 persona janë arrestuar, përfshirë pronarin e resortit. Pas tragjedisë, Presidenti Erdogan shpalli zie kombëtare dhe nisi hetimet për shkaqet e zjarrit.
Hetimet po kryhen nga një ekip prokurorësh dhe inspektorësh të ministrive të ndryshme.