Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një video në rrjetet sociale shprehet se vota e emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e 11 maj është e rëndësishme. Tabaku thekson se një nga arsyet kryesore për të votuar emigrantët lidhet me xhepin e tyre.
” Pak vite më parë, në vitin 2020, emigrantët shqiptarë sillnin rreth 670 milionë euro për familjet e tyre. Sot kjo shifër ka arritur në 1 miliard euro, 300 milionë euro më shumë. Por kjo nuk ndodh për shkak të një rritjeje ekonomike apo tregu, por si rezultat i pastrimit të parave që ka zhvlerësuar euron ,” shprehet Tabaku.
Në fund ajo bëri thirrje që të votojnë për ndryshim dhe rotacion më 11 maj.
“Diaspora, e cila e ka ndjerë mbi supet e tyre pasojat e kësaj qeverisjeje, janë ndër ata që do të kërkojnë ndryshimin dhe rotacionin më 11 maj”, shprehet Tabaku.