-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump quan Spanjën pjesë të BRICS, reagon qeveria spanjolle

Kryesoret

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka krijuar konfuzion në Spanjë pas një deklarate të gabuar, ku tha se Spanja është pjesë e grupit të BRICS-it, një bllok që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.

“Ata janë një shtet i BRICS, Spanja. A e dini çfarë është një shtet i BRICS? Do ta kuptoni”, tha ai para gazetarëve në Zyrën Ovale, përpara se të thoshte se do të ndëshkonte ekonomikisht shtetet nga blloku.

Ky koment ka shkaktuar reagime nga autoritetet spanjolle, të cilët kanë sqaruar se Spanja është një shtet anëtar i NATO-s, jo i BRICS-it.

Zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Pilar Alegria, u shpreh se nuk ishte e qartë nëse deklarata e Trump ishte një gabim.

“Nuk e di nëse pohimi i bërë nga presidenti Trump ishte rezultat i një ngatërrimi apo jo, por mund të konfirmoj se Spanja nuk është pjesë e BRICS”, tha Alegria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit