Pasditen e sotme rreth orës 16:10 në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Policia njofton se shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.