-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në resortin turk la 66 viktima, dëshmitarët tregojnë skena tronditëse

Kryesoret

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu të Turqisë, ka lënë 66 të vdekur dhe 51 të plagosur. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, duke përfshirë katin e katërt të hotelit, që kishte 161 dhoma.

Ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya, tha “Fatkeqësisht, nga zjarri humbëm 66 jetë.” Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu, shtoi “Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.”

Dëshmitë e punonjësve dhe vizitorëve janë tronditëse. Baris Salgur, një punonjës në një resort afër, përshkruan “Pashë njerëz që bërtisnin nga dritaret. Para se të arrinte zjarrfikësja, dy gra u hodhën nga katet e sipërme ”

Nejmi Kepcetutan, një instruktor skie, kujton momentin kur ndihmoi rreth 20 vizitorë: “Tymi ishte mbytës dhe njerëzit e kishin të vështirë të gjenin daljen e emergjencës”.

Një tjetër dëshmitar, Ali Atmaja, që po ndihmonte të shpëtonte ata që hidhnin veten për të shpëtuar nga flakët, tha “Ne vendosëm shtresa, me gjithë përpjekjet tona na humbën shumë jetë para syve”, “Njerëzit po bërtisnin. Ata varën çarçafë… disa u përpoqën të hidheshin”.

Prokuroria e Bolou ka nisur menjëherë hetimet për këtë tragjedi dhe ka arrestuar katër persona, përfshirë pronarin e resortit. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u shpreh “Po marrim të gjitha masat për zbardhjen e ngjarjes dhe për vendosjen e drejtësisë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit