Një 58-vjeçar u arrestua në Kukës pasi ka goditur me grushte punonjësin e doganës. 58-vjeçari Azem Kovaçi gjatë hyrjes në doganën e Morinës për t’iu shmangur kontrollit në makinë ka goditur me grushte në fytyrë doganierin me detyrë A.S.
Gjatë kontrollit në makinë iu gjetën mallra ushqimore për kafshë pa faturë tatimore. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.