Peshkopja Mariann Budde gjatë një ceremonie në Katedralen Kombëtare të Uashningtonit ka kërkuar që Presidenti Donald Trump të kishte mëshirë për njerëzit që kanë frikë, kryesisht emigrantët dhe pjesëtarët e komunitetit LGBTQ.
Ajo ka shprehur që ata kanë frikë nga jeta e tyre dhe janë njerëz që korrin të mbjellat tona.
“Ata mund të mos jenë shtetas ose të kenë dokumentet e duhura. Por shumica e emigrantëve nuk janë kriminelë. Ata paguajnë taksat dhe janë fqinj të mirë. Janë anëtarë besnikë të kishave dhe xhamive tona, sinagogave, tempujve. Ju kërkoj të kini mëshirë, zoti President, për ato komunitete fëmijët e të cilëve kanë frikë se prindërit e tyre do të largohen dhe që të ndihmoni ata të cilët po largohen nga zonat e luftës dhe përndjekja në tokën e tyre. Të gjejnë dhembshuri dhe të jenë të mirëpritur këtu”, tha ajo.