Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku po mbahet edhe Forumi Ekonomik Botëror. Rama në fjalën e tij u shpreh se vitin e kaluar në Shqipëri pati një rrite me rreth 12 milionë turistë të huaj.
“Ne në Shqipëri kemi aeroportin që po zhvillohet me ritmin më të shpejtë në Europë në dy – tre vitet e fundit. Kemi lënë mbrapa Beogradin, që ka pasur aeroportin më të madh në rajon. Ne kemi qenë Korea e Veriut e Europës një herë e një kohë. Në atë kohë, aeroporti ynë ishte praktikisht si një shkretëtirë. Të vije në Shqipëri në atë kohë, një nga kushtet ishte që të ishe Marksist Leninist. Nuk po bëj shaka. Mesatarja vjetore para pak viteve ishte 5 mijë turistë. Vitin e kaluar e mbyllëm me përafërsisht 12 milionë tursitë të huaj, në një vend me 2.5 milionë banorë. Aeroporti ynë shënoi 10 milionë pasagjerë që hynë dhe dolën nga territori shqiptar”, tha Rama.
Më pas kryeministri nënvizoi se po angazhohen arkitektë nga mbarë bota për të punuar dhe janë të kënaqur që punojnë me ne.
“Një gjë që mendoj se është e rëndësishme është se kemi disa disavantazhe, që jemi pak pas për t’u rritur apo zhvilluar për të mësuar nga ato që kanë bërë të tjerët. Arabia Saudite është një vend i jashtëzakonshëm prej të cilëve mund të mësosh dhe zbulon se përtej miteve, ato investojnë në dije dhe po investojnë në arsimim me nivelin më të lartë, kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë. Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota që janë të kënaqur të punojmë me ne dhe po u japim jetë. Evropa është e bekuar , shih Greqinë, Italinë, Francën , kudo është bekuar nga një e kaluar e lavdishme. Problemi i Evropës sot është që të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë kontinentin më fleksibël”, tha kryeministri Rama.