-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i OECD, Basha: Situata dramatike në shëndetësi, pasojë e dështimit total të Ramës

Kryesoret

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha në rrjetet sociale ka reaguar pas publimit të raportit të OECD.

Basha shprehet se raporti i OECD mbi gjendjen shëndetësore në Europë tregon një mungesë serioze të investimeve në shëndetësinë shqiptare. Ai thotë që kjo situatë dramatike në shëndetësi është pasojë e dështimit total të Edi Ramës.

“Situata dramatike në shëndetësi, është pasojë e dështimin total të Edi Ramës, i cili premtoi shëndetësi falas, por sot qytetarët paguajnë 60% të shpenzimeve nga xhepi, ndërsa paratë e buxhetit shkojnë për koncesione klienteliste dhe korruptive, sikurse dëshmojnë hetimet e SPAK. Ky raport është një tjetër thirrje për një ndryshim rrënjësor, që mund të nisë vetëm me votën tuaj më 11 maj, për të lënë pas një që punon vetëm për vete, nuk ka interes shëndetin e qytetarëve.”, shprehet Basha.

Ai thekson se programi i Demokratëve Euroaltantikë parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar të shërbimit shëndetësor për ta bërë sipas nevojës së qytetarëve.

“Programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar të shërbimit shëndetësor, për ta bërë atë sipas nevojës së qytetarëve, jo sipas xhepit:
Zbatojmë parimin “paraja ndjek pacientin”, duke i dhënë çdo shqiptari kartën e sigurimit shëndetësor, me të cilën mund të zgjedhë ku dhe si të trajtohet (publik apo privat) pa pagesa shtesë;

Forcojmë skemën e sigurimeve shëndetësore, kalojmë nga pagues i vetëm në disa pagues;
Rrisim buxhetin për shëndetësinë, ku 50% më shumë shkojnë në rimbursim dhe motivimin e personelit mjekësor;

Anullojmë PPP-të e panevojshme, që zhvasin milionat e taksapaguesve;

Krijojmë Agjencinë Kombëtare të Llogarive Shëndetësore për kontroll shpenzimesh në sektorin publik dhe privat;

Investojmë në teknologjinë dixhitale, si kartelën elektronike, e cila i mundëson pacientit trajtim kudo dëshiron, duke pasur historikun mjekësor me vete;

Përmirësojmë paketën bazë të sigurimeve shëndetësore, me rimbursim sipas diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient të mos mbetet pa mjekim për shkak të mungesës së barnave në lista;

Luftojmë barnat jocilësore dhe mafian e barnave, duke siguruar medikamente bashkëkohore e të sigurta për çdo qytetar.

Me angazhimin dhe mbështetjen tuaj mund të ndërtojmë një shëndetësi moderne, ku dinjiteti e jetesa e secilit janë vërtet të mbrojtura.

Shqipëria meriton më shumë!”, shkruan Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit