-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia i përgjigjet Trump: Nuk është thjesht çështja e përfundimit të luftës

Kryesoret

Zëvendës i dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyanskiy, ka reaguar ndaj kërcënimeve të Donald Trump për sanksione dhe tarifa ndaj Moskës nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Ai theksoi se çështja nuk është vetëm përfundimi i luftës, por adresimi i shkaqeve rrënjësore të krizës në Ukrainë. Polyanskiy shtoi se Trump duhet të shqyrtojë se çfarë do të përfshijë në marrëveshje dhe si SHBA-ja ka ndikuar në përgatitjen e Ukrainës për luftë që nga viti 2014.

“Nuk është vetëm çështja e përfundimit të luftës. Është para së gjithash çështja e adresimit të shkaqeve rrënjësore të krizës në Ukrainë”, tha Polyanskiy për Reuters.

“Pra, ne duhet të shohim se çfarë do të thotë “marrëveshja” në kuptimin e Presidentit Trump. Ai nuk është përgjegjës për atë që SHBA ka bërë në Ukrainë që nga viti 2014, duke e bërë atë “anti-Rus” dhe duke e përgatitur për luftën me ne, por tani ai ka fuqinë të ndalojë këtë politikë dashakeqe”, citohet të ketë thënë zyrtari rus, shkruan Sky News.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit