-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkëlzen Gashi: Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

Kryesoret

I dërguari amerikan për Kosovën në vitin 1998, ambasadori Christopher Hill, në librin e tij “Outpost: Life on the Frontlines of American Diplomacy” e përshkruan një vizitë të tij bashkë me Ibrahim Rugovën në fshatra të Malishevës në nëntor të vitit 1998:

«Reagimi i qytetarëve të Malishevës kur e panë Ibrahim Rugovën ishte i jashtëzakontë. Njerëzit fillimisht hezituan kur e panë liderin e tyre pas më shumë se një dekade, pastaj iu afruan dhe e përqafuan, duke e puthur në faqe.

Disa e përqafuan dhe i ranë në gjunj, duke ia puthur dorën, sikur të ishte Papë. U ndala për të kapur pamjen në totalitetin e vet. Për ata që kishin thënë se e ka pasë puna e tij, do të doja ta shihnin tani.

Se çka i bën disa politikanë karizmatikë e çka jo, ka qenë koncept i pakapshëm për mua, por në këtë ditë e pashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej marrë në konsideratë – ndoshta kjo ishte arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerët ishin aq të ashpër me të».

Krejt njëjtë qytetarët e Kosovës e përqafojnë Albin Kurtin, i bijnë në gjunj, e ia puthin dorën, sikur të ishte Papë. Kjo është arsyeja pse ‘opozita’ dhe ‘mediat’ janë aq të ashpër me të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit