Kryeministri Edi Rama në rrjetin social në facebook ka ndarë pamjet nga prezantimi i Shqipërisë në FITUR Madrid. Rama shprehet se është një prej panaireve më gjigande të turizmit në botë me fokus tragun spanjoll e latin.
Kryeministri thekson se në këtë projekt prezantohen emocionet dhe përvojat që vendi ynë ofron.
“MIRËMËNGJES dhe me prezantimin e Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin prej nga vizitorët po shtohen vit pas viti, që nis sot për të prezantuar emocione e përvoja të reja që vendi ynë ofron, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.