Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka mbledhur drejtuesit e strukturave shëndetësore për të diskutuar situatën epidemiologjike dhe masat kundër gripit.
Ajo theksoi rëndësinë e vaksinimit falas për të gjitha grupet e rrezikuara, duke e cilësuar si mënyrën më efikase për të parandaluar komplikacionet.
Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të vazhduar me vaksinimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.
“Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve 🩺.
✅ Vaksinimi 💉 mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.
Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri 🚨 duke kryer:
✔️ Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend;
✔️ Vijimin e vaksinimit falas 💉 kundër gripit për grupet e rrezikuara;
✔️ Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës;
✔️ Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratore 🌬️ në mbrojtje të shëndetit publik.
✅ Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin 💉. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj!
#ZgjidhJetënVaksinohu”, shkruan Koçiu.