Një zjarr ka shpërthyer në platformën e naftës Rospomare B, e cila ndodhet rreth 10 milje detare nga bregu i Vastos në detin Adriatik, Itali. Incidenti ka ndodhur sot, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. 26 punëtorë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga roja bregdetare italiane.
Zjarri është shuar rreth orës 18:00 dhe aktualisht po vazhdon puna për pastrimin e zonës. Sipas raportimeve nga La Repubblica, deri tani nuk ka pasur shenja të ndotjes në det. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë zbuluar, ndërsa platforma operohet nga kompania greke Energean.