Kryeministri shqiptar Edi Rama që në dhjetor njoftoi një ndalim një vjeçar të TikTok, tha këtë javë se kishte zhvilluar bisedime “të hapura dhe konstruktive” me platformën e mediave sociale.
Por pas diskutimeve me Christine Grahn, një nga zyrtarët më të lartë të TikTok në Evropë, ai sugjeroi që një ndryshim i politikës ishte i mundur.
“Ne diskutuam për shqetësimet që na shtynë të pezullojmë përkohësisht aksesin në platformë në Shqipëri”, tha Rama në llogarinë e tij në Facebook të martën.
Ishte “një diskutim plotësisht i hapur dhe konstruktiv, gjatë të cilit vendosëm disa pika piketa bashkëpunimi për javët dhe muajt e ardhshëm… përndryshe do të jemi të detyruar të ruajmë mbylljen e aksesit në platformë”, shtoi Rama, i cili takoi Grahn në Davos.
Burimet e TikTok treguan të mërkurën për AFP se “ishte një takim konstruktiv me marrëveshje për të punuar me qeverinë për të adresuar çdo shqetësim”.
AFP shkruan se “kthesa e dukshme e Ramës erdhi dy ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një dekret për pezullimin për 75 ditë të ndalimit të TikTok, pronarët e të cilit janë urdhëruar nga Kongresi amerikan të shesin platformën ose ta shohin atë përfundimisht të ndaluar nga vendi”.