Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Aleks Soros ka takuar Kryeministrin Edi Rama, duke postuar një foto me të në Instagram.
Soros ka shoqëruar fotografinë me një mesazh ku thotë: “Shqipëria, e para nga të gjitha”, duke shpjeguar se kjo ka ndodhur për shkak të rendit alfabetik, ndërsa ka etiketuar Ramën në postim.