Komisioni i Disiplinës ka gjobitur klubin “Elbasani” me 200 mijë lekë për dhunën e shkaktuar nga tifozët në ndeshjen Dinamo-Elbasani.
Një person dhe një zyrtar i klubit Dinamo kanë mbetur të lënduar. Po ashtu, disa stola janë dëmtuar gjatë incidentit.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar autorët e dhunës.