Një sulm i dhunshëm ndaj ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, Sokol Toma, ka përfunduar me dëmtime të rënda, ndërsa Ministria e Shëndetësisë konfirmon gjendjen e tij në spital.
Në lidhje me këtë incident të rëndë, ka reaguar në formë zyrtare Ministria e Shëndetësisë, që tregon edhe detajet, si dhe gjendjen shëndetësore të Tomës.
“Pacienti S.T. ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës me dëmtime në gjymtyrët e poshtëm dhe dëmtime të veshit. Është koshient dhe në gjëndje e stabilizuar, do të vijojë të marrë trajtim në SUT”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.
Lezhë/ Sulmohet ish-kryetari i PD-së Sokol Toma, autorët në kërkim
/5pyetjet.al









