-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO kalon për gjykim ‘Sterilizimin’, Beqaj: Nuk do ta njollosni emrin tim dhe të Ramës

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim çështjen “Sterilizimi”, ku të pandehur janë ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ata do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Floreja Davidhi por GJKKO i rrëzoi kërkesën. Ai në sallë ka akuzuar gjyqtaren dhe e ka cilësuar këtë proces politik, pasi sipas tij akuzat janë të sajuara. Beqaj është shprehur se vendimi është i ndikuar nga presioni publik dhe mediat nuk mund të njollosin emrin e tij dhe të qeverisë Rama.

“Meqenese une Ilir Beqaj nuk mund te dilja i pa akuzar ne kete ceshtje penale dhe meqenese ju e konstatuat se as shkelja e barazise ne tender, as shperdorimi i detyres dhe as korrupsioni pasiv nuk qendronin, shpiket akuzen e vjedhjes dhe te grupit te strukturuar kriminal.

Te siguroj se une do t’i cmontoj dhe keto dy akuza. Por dua te deklaroj se edhe ju jeni bere pjese e inkuizicionit ndaj meje.

Se dyti te siguroj, se edhe sikur me vdekje apo me burgim te perjetshem te me akuzosh apo te denosh nuk do mund te zhbesh, kontributin tim 33 vjecar ne jeten publike te vendit dhe as te njollosesh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime.

Por edhe nuk do te mund te njollosesh dhe as te kriminalizosh as qeverine 1 te Edi Rames dhe as Partine Socialiste”, ka deklaruar Beqaj.

Dosja e Sterilizimit/ Beqja i hakërrehet gjyqtares: Vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit