-sidi education-spot_img
22.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO mbyll gjyqin për Malkon, Selmanaj: Jam i pafajshëm

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor për dosjen e vrasjes së ish-oficerit të Policisë së Shtetit, Santiago Malko. Seanca u shoqërua me momente tensioni pas deklaratave të të pandehurit Ilir Selmanaj.

Para trupit gjykues, Selmanaj ka mohuar çdo përfshirje në ngjarjen e gushtit 2019, duke deklaruar se nuk ka lidhje me atentatin ndaj Malkos.

Deklarata e tij solli reagimin emocional të familjarëve të viktimës, ndërsa nëna e Santiago Malkos e akuzoi atë për vrasjen e të birit dhe kërkoi dënimin e tij.

Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit, trupi gjykues është tërhequr për të dhënë vendimin, i cili pritet të shpallet më 17 korrik.

Selmanaj akuzohet nga organi i akuzës për përfshirje në ngjarjen kriminale ku mbeti i vrarë ish-efektivi i policisë, Santiago Malko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit