Trupi i 63-vjeçarit Engjell Kanani u gjet i pajetë në tokat e Kafarajt dhe sipas policisë mund të ketë pësuar infarkt.
Ai prej disa ditësh ishte i zhdukur dhe dyshohej se ishte mbytur pranë lumit Vjosa në afërsi të fshatit Kashisht. Familjarët dhe miku i tij e kanë telefonuar atë disa herë në telefon por nuk i është përgjigjur. Kështu menjëherë policia dhe ekipi i polumbarëve janë vënë në kërkim të 63-vjeçarit.
Engjell Kanani është baba i dy fëmijëve. Ai së bashku me një shokun e tij, të dy me banim ne Berat prej tre vitesh ushtronin peshkim amator ne lumin Vjosa.