-sidi education-spot_img
24.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ultimatumi i Brukselit/ Qori: Hileja e Ramës me ligjin e Investimeve Strategjike

Kryesoret

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori vlerëson faktin që BE i kërkoi qeverisë që të tërhiqet nga ligji i investimeve strategjike por sonte nga protesta e 46-të paralajmëroi se kryeministri do të bëjë një tjetër manovër për të bërë dëmet e fundit.

Kërkesa e BE për shfuqizimin e ligjeve të investimeve strategjike dhe zonave të mbrojtura është një hap i mirë përpara, që i jep njohje të rëndësishme ndërkombëtare dy prej kërkesave të protestës. Gjithsesi, djalli fshihet në detaje. Për sa i përket ligjit 21/2024 Edi Rama nuk ka pranuar shfuqizimin e tij të plotë, por vetëm rregullime.

Së dyti, edhe sikur këto dy shfuqizime të ndodhin realisht, Edi Rama sërish do të ketë mundësi të bëjë dëme të mëdha për sa kohë do të mbetet në pushtet:

  1. Ai do të vazhdojë të japë leje ndërtimi dhe të betonizojë pa logjikë urbanistike bregdetin, malet dhe qytetet.
  2. Do të vazhdojë t’u japë oligarkëve koncesione, duke rrënuar shërbimet publike.
  3. Do të vazhdojë të marrë haraç për çdo firmë që hedh në emrin tonë.
  4. Do të vazhdojë ta përdorë nëpunësit e administratës si ushtri bujkrobërish, të kërcënojë qytetarët për votën dhe të blejë mbështetjen e një pjese syresh.

Fëmijët e brezit tim mbajnë mend filmin vizatimor me ujkun që përpiqej t’i mbushte mendjen demit për të prerë brirët. Ujku i ndërronte qimet në mënyrat më kreative, por qëllimin e kishte të njëjtë. Edi Rama është ujku që, pavarësisht modaliteteve të ekzistencës së tij, do të vazhdojë të shqyejë pasurinë e përbashkët. Ndaj i duhet thënë ndal njëherë e përgjithmonë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit