-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e 11 majit, Bylykbashi: Kodi Zgjedhor të adekuohet me urgjencë

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një konferencë për shtypi foli rreth situatës që lidhet me votimin në zgjedhjet e 11 majit.

Bylykbashki tha se qeveria është e vetëdijshme për problemet dhe nuk i bën publike.Ai nënvizon që Partia Demokratike dhe opozita nuk mund të mbeten peng i vullneteve të Edi ramës dhe të një institucioni tjetër. Bylykbashi tha se Kushtetuta nuk kërkon mjet identifikimi për të ushtruar të drejtën e votës, por detyra për ta garantuar këtë e ka qeveria në çdo formë.

“Dispozita aktuale që kërkon një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Republika Shqiptare për të ushtruar të drejtën e votës është dispozitë e vjetëruar e vitit 2008, e cila nuk reflekton në mënyrë absolute reformën e votës së diasporës, e cila atëherë nuk diskutohej si opsion. Pra, duhet patjetër që Kodi Zgjedhor të adekuohet me urgjencë për këtë situatë.

Ne kemi bërë pjesë gjithashtu që pjesë të jenë jo vetëm ata që kanë një dokument të skaduar për efekt zgjedhor, por gjithashtu gjithë ata që kanë një dokument biometrik. Në përmbyllje të kësaj konference mund t’ju them këtë: në Republikën e Shqipërisë, shtetasit që kanë një dokument biometrik të një shteti tjetër të Bashkimit Evropian etj., mund ta kalojnë kufirin e Republikës pa kontakt me policinë e kufirit, vetëm duke shkuar në portet elektronike të kufirit biometrik.

Pra, ne lejojmë që të ndodhë diçka që në kushte të tjera do të ishte shkelje e kufirit, shkelje e ligjit me pasoja penale. Siguria që prodhojnë ato dokumente nga ato shtete ku një pjesë dërrmuese e shtetasve shqiptarë i kanë është shumë e lartë.”, tha Bylykbashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit