Ditën e sotme në Durrës janë arrestuar dy persona, si dhe janë proceduar 2 të tjerë.
36-vjeçari me iniciale D.S., si dhe 61-vjeçari E.H., u arrrestuan, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë N.Ll., 20 vjeç dhe K.K., 49 vjeç. Gjatë kontrolleve nga policia ata u kapën në 4 lokale duke orgaizuar lojëra fati me celularë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.