Në seancën e ardhshme parlamentare do të vendoset me votë mbi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese apo jo.
Deputetët socialistë do të shfyrtëzojnë opinionin e fundit të Komisionit të Venecias në momentin e votimit. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist që u mbajt ditën e hënë është vendosur që të gjithë deputetët e mazhorancës janë të lirë të votojnë sipas gjykimit personal.
Ndërsa Partia Demokratike kërkon “konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të deputetit Sinaj”, si dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.