Mëngjesin e sotëm Shkodra është përfhsirë nga reshjet e dëborës. Si pasojë e reshjeve në disa zoan ka pasur edhe rrshqitje dherash dhe gurësh.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci njofton se rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh dhe si pasojë është blokuar edhe kanali i ujit HEC në Ndërlysaj.
Beci thotë që bashkia e Shkodrs po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor. Ndërsa në aksin Bogë-Theth ruga është e kalueshme dhe po mbahte nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.