-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria thërret ambasadorin serb për ndalimin e dy shqiptarëve në Serbi

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas ndalimit dhe largimit të dy shtetasve shqiptarë nga Serbia. Në një njoftim të shpërndarë, Ministria tha se ka thirrur ambasadorin serb, Slobodan Vukçević, për të shprehur shqetësimin e thellë lidhur me këtë veprim, që nuk është në përputhje me përpjekjet për ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Autoritetet shqiptare kërkuan sqarime nga Serbia dhe kërkuan që vendimet të rishikohen, duke kërkuar gjithashtu që të mos përsëriten raste të tilla në të ardhmen.

Reagimi i plotë

Sot, më 23 janar 2025, u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Slobodan Vukçević.

Gjatë takimit u transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë marrë pjesë në një seminar në Beograd.

Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë.

MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit