Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zhvilluar bisedën e tij të parë telefonike me një udhëheqës të huaj pas inaugurimit, duke diskutuar me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman.
Gjatë bisedës, ata kanë folur për stabilitetin në Lindjen e Mesme, forcimin e sigurisë rajonale dhe luftën kundër terrorizmit, si dhe për mundësitë e rritjes ekonomike dhe tregtare mes dy shteteve.