Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, 21 vjeç, pasi iu gjetën 37 gram kokainë, 10,200 euro dhe 180,000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e drogës. Po ashtu, gjatë kontrollit u sekuestrua një sasi kanabisi dhe 6 armë të ftohta, përfshirë thika dhe një shkop bejsbolli.
Në hetime janë vënë edhe dy persona të tjerë, 24 dhe 38 vjeç, pasi u gjetën kanabis dhe mjete prerëse në automjetin dhe banesën e tyre. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.