Ngec pakti i ri mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Kryetari i PD-së, njoftoi sot se nuk do të ketë asnjë marrëveshje për Kodin Zgjedhor me socialistët nëse nuk lejon që të votohen të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit, përfshirë këtu, ata që prej vitesh janë larguar, nuk kanë dokument shqiptar, por një pasaportë të një vendi të BE-së, Australisë, SHBA-së, etj. Tha se do të ketë protesta jashtë selive diplomatike shqiptare nëpër botë.
“Përjashtimi i një mln shqiptarëve me kriterin që nuk kanë dokument shqiptar është i padëgjuar ndonjëherë. Asnjë votim nuk do të bëhet në parlament, nëse u mohohet 2/3 të shqiptarëve të drejtën e votimit, as bëhet fjalë që ne nuk pranojmë kurrë. Është jashtë cdo lloj mundësie.
Ne kemi dërguar ligjin në parlament për njohjen e të drejtës së votës për të gjithë shqiptarët që kanë shtetësinë shqiptare edhe nëse nuk kanë dokumente shqiptare, por të huaj. Minuese e procesit është PS, që merr vendim përjashtues 1 milion shqiptarë.
Kjo tregon se këta e kanë nisur për t’u tallur këtë proces. Vendimi që bën Rama dëshmon tmerrin e tij nga diaspora dhe emigracioni, do të përballet me aktivitet të jashtëzakonshëm” tha ai.