Partia Demokratike ka propozuar që emigrantët të mund të votojnë me dokumente të huaja, një propozim që ka shkaktuar një reagim të fortë nga deputeti socialist Erion Braçe.
Ai ka deklaruar se kjo është e papranueshme dhe e ka cilësuar një fyerje, duke theksuar se “nuk mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë”.
“Jooo, nuk mundet! Kush nuk ka dokument identifikimi shqiptar, nuk mundet të votojë për Shqipërinë. Është fyerje mbi të gjitha të votosh me dokument identifikimi të një vendi tjetër, çfarëdo! Nuk ndodh kurrkund! Cilido e ka mundësinë të pajiset me dokument shqiptar!”, shprehet Braçe në reagimin e tij për këtë çështje të sapohapur nga partia më e madhe opozitare.