-sidi education-spot_img
31.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamallari takim me homologun në Holandë: Brenda 2027 mbyllim plotësisht negociatat!

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, me anë të një njoftimi zyrtar përmes strukturave të ministrisë ka njoftuar për vizitën që ka mbajtur në Holandë dhe takimin me Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel.

Postimi i Lamallarit

Një takim shumë i frytshëm me homologun hollandez, ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel, me të cilin diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, përmes një Marrëveshje mes dy qeverive, e cila tashmë është ndarë nga Ministria e Brendshme me palën.

Rikonfirmova vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare dhe ndava me të rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftë kundër krimit të organizuar, përfshi ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve pranë Policia e Shtetit dhe menaxhimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara duke evidentuar potencialin e bashkëpunimit në drejtim të forcimit të mekanizmave të hetimit financiar dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.

Konfirmuam angazhimin e përbashkët për të thelluar shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional policor. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës në proceset tona reformuese dhe në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Progresi ynë me negociatat është evident dhe objektivi ambicioz për përmbylljen e fazës teknike brenda 2027 është plotësisht i arritshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit