-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Demonstrata para ambasadave”! Berisha: Tani mosbindje civile nëpër botë

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi sot se mosbindja civile do të zhvendoset nëpër botë, para selive diplomatike shqiptare për të kërkuar të drejtën e votës edhe për ata shqiptarë që jetojnë jashtë dhe nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar.

“Ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit, por jo vetëm pranë ambasadave. Pra, do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile, kjo që është në Shqipëri, do vazhdojë në botë. Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit. Kjo do të thotë të përjashtohesh të paktën 1 milionë shqiptarë nga e drejta e votës.

Sepse është bërë shumë e qartë, Eurostati thotë 1.1 milionë shqiptarë nga viti 2014 deri në vitin 2022. Prej tyre, nja 200 e ca mijë janë të palegalizuar. Të tjerët janë ose bashkim familjar, ose të legalizuar. Pra, dy të tretat ose më shumë janë se duan t’i përjashtojnë në këtë mënyrë. Unë nuk them se të gjithë këta nuk kanë dokumente, por në tërësi nuk kanë dokumente. Dhe nga të katër anët e vendit njoftohemi se ne nuk po regjistrohemi dot për shkak të dokumenteve.

Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës, të përgatiten për protestat më të fuqishme para selive të ambasadave që përfaqësojnë narkoshtetin, i cili kërkon t’i dënojë ata dhe de facto t’ua mohojë të drejtën e votës. Përbën kjo një shkelje shumë të rëndë, shumë të madhe, përjashtimi i 1 milion shqiptarëve vetëm se nuk kanë dokument shqiptar, është i padëgjuar ndonjëherë”, tha Sali Berisha.

Bllokohet pakti PS-PD/ Berisha: Rama po përjashton 1 milion shqiptarë të Diasporës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit