Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, shprehu përkrahjen për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili është shtruar në spital që prej 3 janarit për shkak të problemeve shëndetësore.
Spahiu, në një postim në Facebook, theksoi: “Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.
Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo. I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!”