Arrestohet një 36-vjeçar në lidhje me vrasjen e Kristian Markut në autostradën Levan-Vlorë më 13 janar të këtij viti. Ai me inicialet E.C me origjinë nga Kukësi.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi E. C., lindur dhe banues në qytetin e Kukësit”, tha policia.
Dyshimet janë se vrasja e Markut lidhet me gjakmarrjen dhe përplasjen e fiseve në Rrëshen.